Politika 28 October 2024, 18:22 Nga VNA

Monika Kryemadhi tregon se kush është “peshku i madh” në telefonin e saj që është sekuestruar nga SPAK  

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi tregon se kush është “peshku i madh”

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi gjatë hyrjes në Parlament, është pyetur nga gazetarët se kush është “peshku i madh” në telefonin e saj që është sekuestruar nga SPAK.

Kryemadhi është përgjigjur duke thënë se ai është kryeministri Edi Rama.

“Kush ja ka paguar kurimin e djalit në Amerikë dhe sa i ka kushtuar? E dyta, nuk  është e vërtetë, doktorit do ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, mos u shqetësoni”, tha Kryemadhi.

 

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme