Politika 30 October 2024, 14:58 Nga VNA

Përfaqësuesit e PE: Votoni me konsensus rezolutën për integrimin. Opozita kundërshton

Ndaje në Whatsapp
Përfaqësuesit e PE: Votoni me konsensus rezolutën për

Përfaqësuesit e Parlamentit Europian (PE) kanë bërë thirrje që partitë politike në Shqipëri të votojnë me konsensus rezolutën për integrimin europian. Megjithatë, opozita ka refuzuar, duke kundërshtuar tekstin aktual të rezolutës që nuk përfshin amendamentet e tyre.

Delegacioni i PE-së ka paralajmëruar se një votë kundër do të dërgonte një sinjal negativ tek Këshilli Europian dhe mund të ngadalësonte procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka deklaruar se opozita mbështet integrimin europian, por nuk mund të votojë një tekst pa asnjë ndryshim që reflekton shqetësimet e tyre për situatën politike në vend.

Gjatë seancës, eurodeputeti italian u përpoq të gjente një zgjidhje të ndërmjetme duke kërkuar nga opozita të paktën të abstenojë, por edhe kjo kërkesë u hodh poshtë nga deputetja demokrate Jorida Tabaku. Ajo argumentoi se vota kundër është një përgjigje ndaj refuzimit të mazhorancës për të përfshirë amendamentet e propozuara nga opozita.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme