Politika 29 October 2024, 22:59 Nga VNA

Protesta e opozitës/ Ilir Meta reagon nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë uraganin e lirisë

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës/ Ilir Meta reagon nga burgu: Nuk ka forcë në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu 313 në lidhje me protestën e sotme të opozitës, ku u bllokuan disa akse kryesore në Shqipëri. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Meta shprehu mirënjohje për të gjithë shqiptarët që morën pjesë dhe patën guximin të ngriheshin.

Ai theksoi se përballja me narkoshtetin është një betejë pa kthim dhe theksoi se nuk ka forcë në botë që të ndalë Uraganin e Lirisë.

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Ilir Meta.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme