Politika 30 October 2024, 12:41 Nga VNA

Rama: Ja pse nuk janë rritur pensionet 10 vitet e fundit

Ndaje në Whatsapp
Rama: Ja pse nuk janë rritur pensionet 10 vitet e fundit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët në Durrës, ku diskutoi për rritjen e pensioneve dhe sfidat e skemës aktuale të sigurimeve shoqërore. Ai theksoi se ky proces është më kompleks se rritja e pagave, për shkak të varësisë së pensioneve nga kontributet e punonjësve aktivë, dhe jo nga taksat siç ndodh me pagat.

"Ka disa që premtojnë çudira dhe ngrejnë akuza të pabaza, por është e rëndësishme të flasim hapur dhe të bazojmë diskutimet në fakte,” tha Rama.

Sipas tij, ekonomia shqiptare po tregon rritje të qëndrueshme, duke krijuar kështu hapësirë për rishikimin e skemës së pensioneve.

"Po pse na është dashur 10 viteve që të bëjmë këtë bisedë?Sepse rritja e pensioneve nuk është si rritja e pagave. Pagat rriten në bazë të taksave, pensionet në bazë të kontributeve. Sot secili prej jush merr nga fondi i atyre që sot jan në punë dhe derdhin një sasi të caktuar në sigurime shoqërore. Ky fond është i pamjaftueshëm. Ndryshe nga pagat, pensionet janë investimi sot për 15, 20, 30, 40 vjet i kujtdo që është në punë." tha Rama

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme