Politika 30 October 2024, 13:05 Nga VNA

Incidenti me Belerin/ Reagon Ministria e Jashtme greke: Shqipëria të garantojë sigurinë e eurodeputetëve

Ndaje në Whatsapp
Incidenti me Belerin/ Reagon Ministria e Jashtme greke: Shqipëria të

Ministria e Jashtme greke ka bërë thirrje për garantimin e sigurisë së eurodeputetëve që ndodhen në Tiranë, pas incidenteve me Fredi Belerin, pjesë e delegacionit prej 10 eurodeputetësh në kuadër të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. “Shqipëria të garantojë sigurinë për eurodeputetët. Ata përfaqësojnë BE-në dhe duhet të trajtohen me respekt,” theksohet në deklaratën e ministrisë greke.

Një ditë më parë, Beleri, eurodeputet dhe përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, u përball me dy protesta pas një vizite në Kryesinë e Kuvendit. Teksa dilte nga ndërtesa, një qytetar e sulmoi me vezë dhe i hodhi kos, duke e konsideruar këtë një akt revolte. Protestuesit e akuzuan Belerin se përfaqëson figura të lidhura me Masakrën e Peshkëpisë, një ngjarje e vitit 1994 ku një grup i armatosur sulmoi një repart ushtarak shqiptar në Gjirokastër, duke lënë disa ushtarakë të vrarë.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme