Politika 31 October 2024, 11:31 Nga VNA

Dy deputetët e rinj betohen në Kuvend/ Andrea Mane dhe Erjon Mekaj zëvendësojnë Salianjin dhe Çyrbjan

Ndaje në Whatsapp
Dy deputetët e rinj betohen në Kuvend/  Andrea Mane dhe Erjon Mekaj

Në seancën e sotme parlamentare, dy deputetët më të rinj, Andrea Mane dhe Erjon Mekaj, bënë betimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Andrea Mane zëvendëson ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg. Ndërsa Erjon Mekaj, i cili ishte në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2021, mori mandatin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Ky i fundit dorëzoi mandatin vetëm disa ditë para se të shpallej i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme