Politika 31 October 2024, 11:38 Nga VNA

Opozita ndryshon strategji. Tashmë ulet në tokë për të protestuar ndaj qeverisë.

Ndaje në Whatsapp
Opozita ndryshon strategji. Tashmë ulet në tokë për të

Tensionet mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe gardës së sigurisë janë rikthyer sot në Parlament, pasi deputetët e opozitës të përjashtuar sërish nuk u lejuan të hynin në sallën e Kuvendit.

Deputetët e PD-së vendosën të ulen këmbëkryq në shkallët e Parlamentit në shenjë proteste, ndërsa Garda e Republikës ka vendosur një gardh metalik para ndërtesës për të siguruar perimetrin.

Ndërsa deputetët e “dënuar” vazhdojnë të përballen me masat kufizuese, pjesa tjetër e opozitës ka hyrë në sallë, duke nxitur përplasje dhe një atmosferë të tensionuar në Kuvend.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme