Politika 31 October 2024, 14:11 Nga VNA

Ambasadori i BE kërkon dialog, Rama ia hedh fajin opozitës

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori i BE kërkon dialog, Rama ia hedh fajin opozitës

Kryeministri Rama pas thirrjes së ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës kritikoi opozitën, duke e cilësuar si të pavullnetshme për dialog dhe duke shtuar se “është vetëpërjashtim absolut pa asnjë bazë faktike të lidhur me qasjen dhe qëndrimet tona.”

Rama shpjegoi se, sipas tij, një dialog kërkon angazhimin e të dy palëve, ndërsa opozita ka zgjedhur të vetëpërjashtohet. “Kur duhet të vallëzosh, duhen dy vetë, dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Është zgjedhje e tyre legjitime dhe zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime – nuk ndalohet dot,” deklaroi Rama.

Në përgjigje të komenteve të Ramës, ambasadori Gonzato përdori një metaforë për të shpjeguar pozicionin e tij. “E dua muzikën, por nuk mendoj se jam dirigjent i mirë,” tha ai, duke nënvizuar se kërkohet angazhim nga të dyja palët për t’i dhënë jetë dialogut.

Gonzato theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës në proceset vendimtare për të përparuar me reformat e nevojshme për Shqipërinë. “Ka mënyra për të shprehur mospajtimin dhe ndryshimin e mendimit. Shpresoj që do të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën,” shtoi Gonzato, duke shprehur gadishmërinë e tij për të ndihmuar nëse kërkohet.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme