Politika 31 October 2024, 11:57 Nga VNA

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Pse hesht ministri i brendshëm dhe drejtori i policisë për përgjegjësinë e shtetit

Ndaje në Whatsapp
Ngjarja tragjike në Shkodër/ Pse hesht ministri i brendshëm dhe

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku mbetën të vrarë tre persona

Ministri fillimisht hezitoi të jepte një përgjigje, por më pas ndaloi në hyrje të Kuvendit dhe deklaroi se të gjitha forcat e policisë kanë shkuar në Shkodër dhe se së shpejti do të ketë rezultate konkrete.

“Dje të gjitha forcat e policisë kanë shkuar në qytetin e Shkodrës për të bërë të mundur arrestimin e autorëve,” deklaroi ministri i Brendshëm, i cili së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë nuk iu përgjigjën pyetjes: pse nuk mori policia masa pas denoncimit të të ndjerit Arlind Bushati, tre javë më parë, se ndaj tij ishte organizuar një atentat? Si ka mundësi që pas denoncimit, policia nuk zhvilloi asnjë ndalim apo hetim, ndërkohë që Bushati lëvizte rrugëve të qytetit me një makinë të armatosur? A mban dikush përgjegjësi dhe a ka nisur ndonjë hetim për këtë çështje?

Për të gjitha këto, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe ministri i Brendshëm kanë detyrë t’i përgjigjen publikut, në një kohë kur Shkodra është shndërruar në një qytet ku bandat dhe krimi qeverisin lirshëm.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme