Politika 31 October 2024, 11:42 Nga VNA

PD dorëzon projektligjin për statusin e minatorëve në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
PD dorëzon projektligjin për statusin e minatorëve në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se nesër PD do të dorëzojë zyrtarisht në Kuvend një projektligj për statusin e minatorëve. Ky njoftim vjen si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të minatorëve, të cilët kanë protestuar për të drejtat e tyre përpara Kuvendit.

“Çdo kërkesë e protestuesve është përkthyer në projektligj,” tha Bardhi për mediat jashtë Kuvendit, ku deputetët e PD po ndalohen nga Garda e Republikës për shkak të vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tyre nga seancat për 40 dhe 60 ditë. Sipas Bardhit, PD ka marrë përsipër të përfaqësojë zërin e minatorëve dhe të sigurojë që kërkesat e tyre të marrin vëmendjen e duhur në Parlament.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme