Politika 11 October 2024, 13:02 Nga VNA

Opozita nuk tërhiqet/ Rikthehet protesta para Bashkisë Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Opozita nuk tërhiqet/ Rikthehet protesta para Bashkisë Tiranë

Protestat para Bashkisë së Tiranës janë rikthyer, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit të aferës “5D” dhe çështjes së inceneratorit. Gjatë protestës, Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deklaroi se opozita do të vazhdojë të përballet me çdo çmim, përfshirë rrezikun për jetën, deri në vendosjen e drejtësisë për veprat e kryebashkiakut dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërkaq, Klevis Balliu, koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, theksoi se protestat e opozitës, të cilat kanë nisur më 7 tetor në formën e mosbindjes civile, do të vazhdojnë. Ai kritikoi sistemin e drejtësisë, duke theksuar se qytetarët dhe protestuesit po përballen me burgun, ndërsa ata që janë të përfshirë në korrupsion mbeten të paprekur. Balliu kërkoi që Shqipëria të rikthehet në rrugën e demokracisë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme