Kronika 10 April 2025, 18:08 Nga VNA

“Nuk zbatuan urdhrin e SPAK”/ Policia e Shtetit reagon për deklaratën e PD: Akuzat synojnë të dëmtojnë imazhin e institucionit

Ndaje në Whatsapp
“Nuk zbatuan urdhrin e SPAK”/ Policia e Shtetit reagon për

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare, pas denoncimeve të Partisë Demokratike, se nuk kanë zbatuar urdhrin e SPAK për kontrolle në tregun e eksponentit të botës së krimit në Elbasan, Suel Çelës.

Në një reagim për mediat, Policia e Shtetit shprehet se është e indinjuar nga sulmet e përsëritura të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, duke theksuar se akuzat synojnë të dëmtojnë imazhin e institucionit dhe të frenojnë zbatimin e ligjit në territor.

Policia thekson se nuk ka refuzuar asnjë urdhër të ndonjë agjencie ligjzbatuese dhe se çdo detyrë përmbushet në përputhje me ligjin.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare.

Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme