Kronika 9 April 2025, 22:11 Nga VNA

Nisen emigrantë të tjerë nga Italia për në Gjadër

Ndaje në Whatsapp
Nisen emigrantë të tjerë nga Italia për në Gjadër

Mediat italiane shkruajnë se qeveria italiane ka nisur të tjerë emigrantë drejt kampit të Gjadrit. Me një dekret të saj, qeveria italiane e ktheu qendrën në Shqipëri në një CPR (Qendër të Paraburgimit për Riatdhesimit).

Nëse më herët aty mbaheshin emigrantë të shpëtuar në det në pritje të riatdhesimit tashmë në Gjadër do të qëndrojnë emigrantë të cilëve u është refuzuar azili në Itali dhe që janë në pritje të riatdhesimit.

TGCom shkruan se nga burimet portuale shqiptare një anije me 15 emigrantë, e nisur nga Brindizi pritet të arrijë në portin e Shëngjinit rreth orës 15.00. Anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë pritet në mbrëmje, rreth orës 19.00. Në total janë 40 persona, aq sa është edhe kapaciteti aktual i CPR-së brenda kampit të Gjadrit. Autoritetet italiane kanë thënë se kapacitetin do ta rritin.

 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme