Kronika 9 April 2025, 09:52 Nga VNA

Sherri mes vëllezërve në Fier-Seman përfundon me armë zjarri – një i arrestuar dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë

Ndaje në Whatsapp
Sherri mes vëllezërve në Fier-Seman përfundon me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 prillit në fshatin Fier-Seman, Divjakë, ku një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas Policisë, fillimisht ka pasur një përplasje fizike mes shtetasve Shpëtim dhe Zarif Konja, të cilët janë goditur me grushte, ndërsa më pas konflikti ka agravuar dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë. Në vendngjarje ndodhej edhe një tjetër person, Astrit Godanci, mik i Zarif Konjës, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e Shpëtim Konjës.

Pas ndërhyrjes së Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç (Shpëtim Konja), për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërkohë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç (Astrit Godanci), i dyshuar për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme