Kronika 8 April 2025, 22:15 Nga VNA

Konflikti mes dy vëllezërve në Divjakë përfundon me përdorim armësh, shpallet në kërkim njëri prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Konflikti mes dy vëllezërve në Divjakë përfundon me

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri -tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë.

Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.

Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.

Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme