Kronika 8 April 2025, 14:32 Nga VNA

Nga Greqia në Shqipëri, trafikuan 107 vepra arti, me vlerë mbi 1.5 mln dollarë

Ndaje në Whatsapp
Nga Greqia në Shqipëri, trafikuan 107 vepra arti, me vlerë mbi

Nga Greqia në Shqipëri u trafikuan dhjetëra vepra arti, përfshirë një pushkë/revole të shekullit XVIII-XIX, një ikonë “Lindja e Krishtit”, një portret mermeri i Eros-it, dhe një epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm”, vlera e të cilave shkon mbi mijëra euro. Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy shtetas të dyshuar për “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës”. Hetimet për këtë çështje filluan në vitin 2023 dhe u mbështetën në metoda speciale hetimi që zbuluan se një person po tregtonte pasuri kulturore pa licencë, përmes një transaksioni të fshehtë më 18 dhjetor 2023. “Janë bllokuar 107 vepra arti në vlerën e mbi 1.5 milionë dollarëve, që dyshohet se u trafikuan nga Greqia për t’u shitur në Shqipëri. U arrestuan Shpëtim Kalemi, 51 vjeç dhe Pandeli Petani, 57 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit të vitit 2023. “I pandehuri Pandeli Petani ndërmori veprimet përkatëse për tregtimin e objekteve që përbëjnë pasuri kulturore te disa blerës të inflitruar, ndërkohë që u ndihmua nga Shpëtim Kalemi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme