Kronika 7 April 2025, 15:35 Nga VNA

Afera e inceneratorit të Tiranës, më 16 prill vendos GJKKO. Avokati i Simixhiut: Mbani në burg një 68-vjeçar me një veshkë

Ndaje në Whatsapp
Afera e inceneratorit të Tiranës, më 16 prill vendos GJKKO.

Gjykata e Posaçme pritet të shpallë më datë 16 prill vendimin për të pandehurit e aferës së inceneratorit të Tiranës.

Në seancën e sotme, avokati Ermir Beta, që mbron interesat e të pandehurit Namik Simixhiu, kërkoi që ai të shpallet i pafajshëm.

“Mbahet 2 vite në burg një 68-vjeçar, me një veshkë. Vuan nga disa sëmundje. Në këto rrethana ai e kishte të vështirë të ishte dhe sot këtu para gjykatës”, tha Beta. Avokati i dorëzoi gjykatës letrën e firmosur nga Namik Simixhiu që këmbëngulte për pafajësi.

Në fillim të shkurtit, SPAK shpalli pretencën për 8 të pandehurit për aferën e inceneratorit të Tiranës. Për ish-ministrin e Mjedisit u kërkua dënimi me 4 vite burgim për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Për të pandehurit Bledar Karolli, Fatjon Murati dhe ish-zyrtarët e Bashkisë, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu, u kërkua dënimi me nga 4 vite burgim secili. Për Valbona Ballgjinin dhe Sidita Koplikun, SPAK kërkoi dënimin me 4 vite shërbim prove, ndërsa për Jetmir Llapajn u kërkua dënimi me 2 vite burgim.

Të gjithë të pandehurit përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit nëse shpallen fajtorë, ndërsa iu ndalohet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

SPAK ka shpallur ndërkohë në kërkim pronarët faktikë të inceneratorit, biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të cilët akuzohen për korrupsion e pastrim parash

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme