Kronika 7 April 2025, 13:06 Nga VNA

Itali, vritet 43 vjeçari shqiptar në sy të fëmijës,  e qëlluan me plumb në kokë në një lokal në Fontanafredda

Ndaje në Whatsapp
Itali, vritet 43 vjeçari shqiptar në sy të

Një 43-vjeçar, i identifikuar si Vladimir Topjana, u qëllua për vdekje me një plumb në kokë në Fontanafredda, një komunë në provincën e Pordenones. Viktima, një shqiptar që punonte si shofer në një kompani në Porcia (Pordenone), u ekzekutua teksa ishte ulur në një lokal së bashku me një familjar.

Sipas dëshmitarëve, një makinë tip Audi e bardhë ndaloi pranë lokalit dhe prej saj zbritën dy persona. Mes katër burrave nisi një debat që degradoi në përdorimin e armës së zjarrit nga njëri prej personave që zbriti nga Audi.

Topjana humbi jetën në vend nga një plumb në kokë, ndërsa autori i dyshuar u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, bashkë me bashkëpunëtorin e tij.

Policia dhe shërbimet mjekësore ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Janë nisur menjëherë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që janë marrë dëshmitë e klientëve të shumtë që ndodheshin në lokal në momentin e të shtënave.

Karabinierët kanë arrestuar autorin e dyshuar mes zonës së Saciles (Pordenone) dhe kufirit me Veneton. Ai rezulton të jetë një 30-vjeçar, gjithashtu shtetas shqiptar. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet e konfliktit mes palëve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme