Kronika 7 April 2025, 14:15 Nga VNA

Vrasja e 22 vjeçares shqiptare, sot i jepet lamtumira e fundit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 22 vjeçares shqiptare, sot i jepet lamtumira e fundit

Familjarë, miq, të afërm dhe dhjetëra banorë të Ternit në Itali dhanë lamtumirën e fundit 22 vjeçares shqiptare, Ilaria Sula.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën përpara banesës së Ilaria Sulës duke lënë lule, kartolina dhe pankarta për të nderuar kujtimin e saj dhe për të dërguar një mesazh kundër dhunës.

Babai i Ilaria Sulës falënderoi të gjithë qytetarët, kryetarin e bashkisë dhe forcat e policisë për mbështetjen dhe solidaritetin e dhënë në këto momente të vështira.

Ai e theksoi se ky moment dhimbje për familjen do të jetë gjithashtu një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për problematikën e dhunës ndaj grave dhe për të kërkuar më shumë veprime nga shoqëria dhe shteti.

Në shenjë nderimi, flamujt në Terni janë ngritur në gjysmështizë, siç vendosi kryebashkiaku Stefano Bandecchi. Po ashtu, Universiteti Sapienza i Romës ka pezulluar mësimet në kujtim të studentes shqiptare, një veprim që tregon respektin dhe dhimbjen për humbjen e jetës së 22-vjeçares.

Sipas mediave italiane nderimi ndaj Ilaria Sula është një simbol i reflektimit dhe angazhimit të shoqërisë për të parandaluar tragjedi të tjera.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme