Kronika 9 April 2025, 17:29 Nga VNA

Vrau shqiptaren Ilaria Sula/ 23-vjeçari filipinas kërkon t’u dërgojë një letër prindërve të shqiptares për të kërkuar falje

Ndaje në Whatsapp
Vrau shqiptaren Ilaria Sula/ 23-vjeçari filipinas kërkon t’u

Vrasësi filipinas, Mark Samson, kërkon t’i dërgojë një letër familjes së Ilaria Sulës për t’i kërkuar falje.

Avokat Fabrizio Gallo, që mbron 23-vjeçarin tha se “do të përpiqet të shpjegojë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij dhe i lutet nënës së tij që të jetë zëri i tij për të shprehur keqardhjen dhe për t’u kërkuar falje prindërve të Ilarias”.

23-vjeçari pranoi se kishte vrarë me thikë ish të dashurën e tij në apartamentin e saj në Romë.

Avokati Fabrizio Gallo më pas shpjegoi: “Nëse më duhet të vazhdoj mandatin tim të mbrojtjes, Mark Samson do të më garantojë se do t’u tregojë hetuesve se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat, duke përfshirë edhe ndonjë bashkëpunëtor.

Në këtë fazë ka ende shumë aspekte të kësaj tragjedie që duhen sqaruar. Gjatë bisedës në mëngjesin e sotëm, ai më dha një letër për prindërit e Ilarias, të cilët me siguri nuk do ta falin kurrë, por duan të përpiqen të shpjegojnë arsyet e pakuptimta të veprimeve të tij”.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme