Kronika 9 April 2025, 11:07 Nga VNA

Bisedat e përgjuara që rënduan pozitën e Erion Veliajt: Po nuk dola nesër do rri këtu për gjatë.Prova të reja dhe dyshime për ndikim mbi drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Bisedat e përgjuara që rënduan pozitën e Erion Veliajt: Po

Bisedat e përgjuara mes Erion Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe vëllait Arbër Veliaj, janë përdorur si një provë e re nga SPAK në Gjykatën e Apelit të Posaçëm që masa “arrest me burg” për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës të mbetej e pandryshuar, kërkesë e cila u miratua nga shkalla e dytë e gjyqësorit.

Nga burgu, Erion Veliaj, sipas SPAK, orkestronte sulme ndaj njerëzve të drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm që hetonin dhe gjykonin dosjen e tij, ndërsa kërkonte “të merreshin me kuç e me maç kush merrej me rastin e tij”. Por në mesin e dhjetëra bisedave, disa prej tyre dëshmojnë se Veliaj i frikësohej faktit se nëse Apeli i Posaçëm e linte në burg, atëherë ai mund të mbetej gjatë aty.

Në një bisedë me vëllain e tij, Arbër Veliaj, kryebashkiaku i kërkon që “duhet mbajt presingu lal, se është dita e martë e pandryshueshme, kështu që katër ditë kemi”, “three days of freedom”. Veliaj i kërkon Arbërit që “edhe thuaj të merret icik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat”. Ndërsa në një bisedë me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, Veliaj shprehet: “Thuaji këtyre që ta shpërndajnë sa më shumë edhe ta mbajnë presionin, se këto katër ditë janë vendimtare.”

“Domethënë o dal këto katër ditë o rri këtu edhe 4 muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas zgjedhjeve. Kështu që është ‘vital’, këto 4 ditë janë vendimtare.” Pavarësisht sulmeve të orkestruara ndaj gjyqësorit dhe SPAK nga ana e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Apeli i Posaçëm e la atë në paraburgim.

Në një moment, veç të tjerash, gjyqtari Engert Pellumbi argumenton se: “Rreziku i helmimit të provave, në rastin konkret, përforcohet edhe nga fakti se personi nën hetim, Erion Veliaj, është ende në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumentave të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove, si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme