Kronika 10 April 2025, 15:39 Nga VNA

Egjiptiani i arrestuar në Durrës, një prej drejtuesve të organizatës kriminale që trafikonte qenie njerëzore/ Europol shkatërron Rrjetin Ndërkombëtar të Trafikimit

Ndaje në Whatsapp
Egjiptiani i arrestuar në Durrës, një prej drejtuesve të

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Europol ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti kriminal të trafikut të qenieve njerëzore, me shtrirje në Turqi, Oman, Egjipt, Shqipëri dhe disa vende të Bashkimit Europian. Si pjesë e këtij operacioni, autoritetet shqiptare arrestuan më 8 prill 2025 në Durrës një shtetas egjiptian 49-vjeçar, i identifikuar si Walid Elabd i cili konsiderohet një prej drejtuesve kryesorë të këtij rrjeti kriminal.

Sipas hetimeve, ky grup kriminal ka trafikuar mbi 3,000 emigrantë të paligjshëm drejt Europës, duke përfituar shuma që varionin nga 9,000 deri në 10,000 euro për person, me një fitim të përgjithshëm të vlerësuar në rreth 30 milionë euro. Grupi operonte kryesisht duke bashkëpunuar me kapitenë anijesh egjiptiane për të transportuar emigrantët në mënyrë të paligjshme.

Operacioni, i njohur si “El Rais”, u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet në Itali, Gjermani, Turqi dhe Oman, duke rezultuar në arrestimin e gjashtë anëtarëve kyç të rrjetit kriminal: dy në Itali, një në Gjermani, një në Turqi dhe një në Oman. Gjithashtu, një urdhër arresti u lëshua për një të dyshuar tjetër që ndodhet tashmë në paraburgim në Itali.

Hetimet filluan pas një incidenti në maj 2022, kur autoritetet italiane kapën një anije me vela që ishte nisur nga Turqia me 87 emigrantë të paligjshëm të kombësive afgane dhe siriane. Ky rast çoi në zbulimin e një serie transportesh të ngjashme të organizuara nga i njëjti rrjet kriminal.

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Roma, po punojnë për finalizimin e procesit të ekstradimit të shtetasit egjiptian Walid Elabd drejt Italisë, ku ai përballet me akuza që mund të sjellin një dënim deri në 20 vjet burg.

Ky operacion ndërkombëtar nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe përpjekjet e përbashkëta për të çmontuar rrjetet kriminale që shfrytëzojnë individët në nevojë

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme