Politika 23 July 2026, 11:13 Nga VNA

Nis seanca plenare mes protestës jashtë Kuvendit, Berisha kërkon shpërndarjen e Parlamentit, përplasje mes Ballës dhe Bardhit

Ndaje në Whatsapp
Nis seanca plenare mes protestës jashtë Kuvendit, Berisha kërkon

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur mes masave të forta të sigurisë dhe protestës së qytetarëve jashtë godinës së Parlamentit. Për shkak të perimetrit të vendosur nga Policia e Shtetit, deputetët hynë në Kuvend pa u përballur me protestuesit.

Në hapje të seancës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi shpërndarjen e Parlamentit, ndërsa shmangu komentet për mandatin e tij. Seanca e sotme parashikon raportimin e shtatë institucioneve kushtetuese dhe të pavarura, mes tyre KLGJ, KLP, KLSH, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, Avokati i Popullit dhe ILD, pas shtyrjes së seancës së kaluar për shkak të tensioneve në sallë.

Debati politik u përqendrua te protesta jashtë Kuvendit, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për vendosjen e një perimetri të gjerë sigurie dhe përdorim të forcës ndaj protestuesve. Ai kërkoi ndalimin e menjëhershëm të dhunës policore dhe tha se deputetët nuk duhet t’u frikësohen qytetarëve.

Në përgjigje, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ironizoi Bardhin lidhur me komentet për kostumin e tij dhe deklaroi se nëse opozita dëshiron të plotësojë kërkesat e protestuesve, duhet të dërgojë në burg Sali Berishën. Përplasja mes dy deputetëve u shoqërua me replika të forta, duke rritur tensionet në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë vijonte protesta e qytetarëve.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme