Politika 22 July 2026, 18:51 Nga VNA

E premtja e ankthit në PS: Rama mbledh grupin, a po përgatit surprizën e radhës me kabinetin?

Ndaje në Whatsapp
E premtja e ankthit në PS: Rama mbledh grupin, a po përgatit

E enjtja e 23 korrikut duhej të ishte seanca e fundit përmbyllëse e këtij sesioni parlamentar, me mbi 30 pika në rendin e ditës. Por planet ndryshuan në minutën e fundit. Socialistët janë njoftuar se nuk do të largohen për pushimet e verës, pasi Konferenca e Kryetarëve do t’i rikthejë në Kuvend edhe më 30 korrik, me vetëm dy projektligje në rend dite: atë për arkivat dhe ligjin për të drejtën e autorit.

Në pamje të parë, dy nisma që mund të prisnin pa asnjë problem shtatorin. Pikërisht kjo ka ngritur pikëpyetjet, jo vetëm në opozitë, por edhe brenda Partisë Socialiste.

Paralelisht, protestuesit kanë konfirmuar se do të mblidhen edhe këtë të enjte në mëngjes përpara Kuvendit. Skenari i hedhjes së vezëve ndaj deputetëve pritet të përsëritet, ndërsa edhe reagimi i forcave të rendit pritet të jetë i njëjtë si herët e tjera.

Por, sipas burimeve, shqetësimi më i madh i deputetëve socialistë nuk janë protestat e së enjtes, por mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të premten, e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

Pas gati 14 vitesh në pushtet, deputetët e PS-së kanë mësuar se kur Rama ndryshon kalendarin politik, zakonisht ka një arsye që shkon përtej axhendës zyrtare.

Në korridoret e mazhorancës prej ditësh qarkullon një skenar që nuk është konfirmuar zyrtarisht: mundësia e një rifreskimi të kabinetit qeveritar.

Një lëvizje e tillë nuk do të vinte në një moment të zakonshëm. Presioni politik ndaj qeverisë është shtuar nga protestat qytetare, ndërsa zhvillimet e fundit të SPAK-ut kanë rikthyer në qendër të debatit çështjen e përgjegjësisë politike dhe mënyrën si qeveria po përballet me akuzat e opozitës dhe klimën e krijuar në opinionin publik.

Sinjalet e pakënaqësisë së kryeministrit janë dhënë edhe më herët. Vetëm dy javë më parë, në një mbledhje të grupit parlamentar, Rama kritikoi publikisht disa ministra dhe drejtues politikë, mes tyre edhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, duke u kërkuar më shumë angazhim në mbrojtje të qeverisë dhe të vetë kryeministrit, jo vetëm në terren, por edhe në rrjetet sociale.

Ky qortim u interpretua nga shumë socialistë si një paralajmërim se durimi i Ramës po shteron ndaj atyre që ai i konsideron pasivë në betejën politike.

Nëse skenari i ndryshimeve në kabinet do të rezultojë i vërtetë, atëherë merr kuptim edhe vendimi për të shtuar një seancë parlamentare më 30 korrik. Ministrat e rinj duhet të dekretohen nga Presidenti dhe të bëjnë betimin në Kuvend përpara se të marrin zyrtarisht detyrën. Pa këtë procedurë, qeveria do të hynte në muajin gusht me ministra të shkarkuar, por ende në detyrë.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se të premten do të shpallen ndryshime në kabinet. Megjithatë, mënyra se si është riorganizuar kalendari parlamentar, mbledhja e zgjeruar e grupit socialist dhe sinjalet e fundit të kryeministrit kanë bërë që pritshmëritë të jenë më të larta se zakonisht.

Në Partinë Socialiste, më shumë se protesta e së enjtes, sytë janë tashmë te e premtja. Sepse përvoja e këtyre viteve ka treguar se surprizat e Edi Ramës zakonisht paralajmërohen jo nga deklaratat, por nga lëvizjet e kalendarit politik.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme