Politika 22 July 2026, 10:04 Nga VNA

Pas pensionistëve, tani radha e kabinetit? Struktura e re e Kuvendit parashikon poste drejtuese për ekipin e Kryetarit Niko Peleshi

Ndaje në Whatsapp
Pas pensionistëve, tani radha e kabinetit? Struktura e re e Kuvendit

Pas publikimit të listës së punonjësve të Kuvendit që vijojnë të mbahen në detyrë edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit, dalin në dritë zhvillime të reja që lidhen me ristrukturimin e administratës së institucionit.

Kuvendi i Shqipërisë, institucioni që ka marrë në dorë “sistemimin” e të gjitha institucioneve të pavarura, përfshirë edhe ato të drejtësisë, vijon të mbetet një vatër e ngrohtë për stafin që ka kaluar moshën e pensionit.

Mes emrave të të punësuarve që prej vitesh kanë mbushur moshën e pensionit janë:

1. Alma Kondakçi
2. Arjana Mero
3. Burbuqe Rrapaj
4. Liri Rama
5. Mereme Matraku
6. Mimoza Arbi
7. Pesare Karaxho
8. Stefan Lika
9. Elektra Haxhia
10. Euzheni Pengili
11. Mirgjina Lekaj
12. Elektra Çapaliku

Fakti që në këtë listë nuk spikat asnjë emër që të justifikojë mbajtjen në detyrë edhe pas daljes në pension, ngre pikëpyetje mbi kriteret e ndjekura dhe ushqen dyshimet se bëhet fjalë për një sistem emërimesh, filli i të cilit nuk dihet se ku të çon.

Por, ndërkohë që pensionistët nuk preken, Kuvendi ka bërë gati edhe një strukturë të re organizative, e cila, sipas burimeve, parashikon sistemimin në poste drejtuese të anëtarëve të kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Sipas projektstrukturës, shefja e kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të emërohet në postin e drejtoreshës së përgjithshme të IT-së. Për këtë qëllim, drejtoria aktuale e IT-së është parashikuar të transformohet në Drejtori të Përgjithshme, nga nivel drejtorie që është sot.

Po ashtu, kryetari i Bordit të RTSH-së parashikohet të emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun.

Sipas të njëjtave burime, edhe anëtarë të tjerë të kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, do të sistemohen në poste drejtorësh në bazë të strukturës së re.

Nëse këto ndryshime miratohen, krijohet përshtypja se, ndërsa administrata nuk prek punonjësit që kanë mbushur moshën e pensionit, paralelisht po krijon edhe hapësira të reja drejtuese për sistemimin e bashkëpunëtorëve më të afërt të Kryetarit të Kuvendit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme