Kronika 6 September 2026, 15:11 Nga VNA

Ngjarja në “Regina Palm”/ Luan Muça lirohet, tre në burg dhe një në “arrest shtëpie”

Ndaje në Whatsapp
Ngjarja në “Regina Palm”/ Luan Muça lirohet, tre në

Janë caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ambientet e “Regina Palm”, në Radhimë.

Për Angjelo Breshanin është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa ndaj Luan Muçës është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë, Blerim Heta, Klaudjo Lleshaj dhe Mandrit Lleshaj, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e cila u dha në ambientet e spitalit.

Në lidhje me të njëjtën ngjarje janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë.

Hetimet për rastin vijojnë, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të saj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme