Sociale 30 March 2025, 08:41 Nga VNA

Ndryshim i orës në faljen e Fitër Bajramit: mijëra besimtarë lihen pa kryer ritin në sheshin “Skënderbej”

Ndaje në Whatsapp
Ndryshim i orës në faljen e Fitër Bajramit: mijëra

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” për të kryer faljen e Fitër Bajramit, por një ndryshim i papritur i orarit nga Komuniteti Mysliman Shqiptar ka sjellë pakënaqësi dhe ka lënë shumë besimtarë pa mundësinë për të përmbushur këtë rit të rëndësishëm.

Komuniteti Mysliman kishte njoftuar më herët se falja do të kryhej në orën 7:30, por drejtuesit e tij e nisën dhe përfunduan atë në orën 7:15, duke shkaktuar konfuzion dhe zemërim mes besimtarëve që mbërritën në kohën e lajmëruar zyrtarisht.

Ky veprim, i paprecedentë në organizimin e faljes së Bajramit, ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet që çuan në këtë ndryshim të paqartë të orarit. Besimtarët e pranishëm shprehën zhgënjimin e tyre, duke kërkuar një shpjegim nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman, të cilët ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar mbi situatën.

Fitër Bajrami është një ditë gëzimi, uniteti dhe reflektimi, por për shumë besimtarë shqiptarë, kjo festë u shoqërua me zhgënjim dhe pakënaqësi për shkak të këtij ndryshimi të papritur, që i privoi nga një nga momentet më të rëndësishme të ditës.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme