Sociale 29 March 2025, 13:47 Nga VNA

Ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan, të pranishëm drejtues të besimeve fetare dhe drejtues të shtetit dhe përfaqësues të politikës

Ndaje në Whatsapp
Ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan, të pranishëm

Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, po zhvillohet ceremonia për fronëzimin e Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi. Kjo ngjarje e rëndësishme për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë shënon një moment të veçantë, pasi është hera e parë që një kryepeshkop shqiptar merr përgjegjësinë e fronit më të lartë kishtar.

Ceremonia po ndiqet nga qindra besimtarë, si dhe nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, së bashku me delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës. Pjesëmarrës në këtë ngjarje janë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kreu i opozitës Sali Berisha, ish-Presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ministri i mbrojtjes nga Greqia.

Fjalimi kryesor i ceremonisë është ai i Kryepeshkopit Joan, i cili do të ulët për herë të parë në fronin e Kryepeshkopatës, një detyrë që ai do ta mbajë për gjithë jetën. Nesër, ai do të udhëhojë shërbesën e tij të parë si kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndërkohë që pritet të emërojë pasardhësin e tij në Mitropolinë e Korçës, ku ka shërbyer që prej vitit 1998.

Imzot Joan pason në këtë detyrë Hirësinë e tij Anastas, i cili u nda nga jeta në janar të këtij viti, në moshën 95 vjeçare. Zgjedhja e një kryepeshkopi shqiptar për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ishte një nga dëshirat e fundit të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas.

 

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme