Sociale 26 March 2025, 15:22 Nga VNA

Kampet në Gjadër/ Dështon pritja e emigrantëve, Italia mund të rishikojë planet

Ndaje në Whatsapp
Kampet në Gjadër/ Dështon pritja e emigrantëve, Italia mund

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar sot kampin e emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Ai kritikoi ashpër marrëveshjen mes kryeministres italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Sipas Renzit, kampi duhet të shndërrohet në një qendër për të burgosurit shqiptarë të dënuar në Itali, duke argumentuar se ky do të ishte një përdorim më i mirë i fondeve publike italiane.

Ai akuzoi qeverinë italiane për shpërdorim të rreth 1 miliardë eurove në ndërtimin e kampeve në Shqipëri, duke theksuar se këto para mund të ishin përdorur për rritjen e pagave dhe pensioneve në Itali.

Renzi e cilësoi projektin një veprim propagandistik të Melonit dhe kritikoi mungesën e një justifikimi real për ndërtimin e qendrave të emigrantëve jashtë territorit italian.

Gjithashtu, ai deklaroi se vendosja e këtyre kampeve në Shqipëri dëmton procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe se një marrëveshje për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Italia do të ishte një zgjidhje më e drejtë dhe e dobishme për të dy vendet.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme