Sociale 25 March 2025, 13:11 Nga VNA

AGSH çon në Gjykatën Kushtetuese vendimin për mbylljen e TikTok: Cenohet liria e shprehjes

Ndaje në Whatsapp
AGSH çon në Gjykatën Kushtetuese vendimin për mbylljen e

Asociacioni për Gazetarët Shqiptarë (AGSH) ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat para Gjykatës Kushtetuese, kreu i AGSH, Isa Myzyraj, u shpreh se ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, i cili mund të çojë në kufizime të tjera të lirisë së shprehjes dhe qasjes në internet.

“Nuk mund të shkohet drejt censurës së plotë dhe mbylljes së rrjeteve sociale. Ky vendim cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtën ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Besojmë se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do ta legjitimojnë këtë vendim, pasi ai mund të hapë rrugën për kufizime edhe më të rënda në të ardhmen,” tha Myzyraj.

Sipas AGSH, vendimi për mbylljen e TikTok prek jo vetëm përdoruesit individualë, por edhe bizneset dhe krijuesit e përmbajtjes, të cilët e përdorin platformën për qëllime profesionale dhe ekonomike. Asociacioni kërkon shfuqizimin e vendimit dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme