Sociale 24 March 2025, 16:59 Nga VNA

Shushicë, banorët në protestë në mbrojtje të lumit

Ndaje në Whatsapp
Shushicë, banorët në protestë në mbrojtje të lumit

Banorët e luginës së lumit të Vlorës protestuan sërish në Kuç kundër ndërtimit të ujësjellësit të Himarës, që rrezikon t'a thajë lumin Shushica.

Ata ndaluan përkohësisht punimet dhe ngritën një çadër për të monitoruar situatën. Aktivistët theksojnë se ndërtimi në një Park Kombëtar është i paligjshëm dhe kërcënon ekosistemin.

Një protestë e ngjashme ndodhi edhe në Tragjas, ku banorët kundërshtojnë një ujësjellës që synon të marrë ujë nga lumi Izvor për zonat turistike në Jalë, Palasë dhe Dhërmi.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme