Sociale 22 March 2025, 12:11 Nga VNA

Besimtarët bektashinjtë festojnë sot “Sulltan Nevruzin”

Ndaje në Whatsapp
Besimtarët bektashinjtë festojnë sot “Sulltan

Besimtarët bektashinjtë festojnë sot “Sulltan Nevruzin”, një nga festat më të rëndësishme të tyre, ditëlindjen e të madhit imam Aliut.

Kryegjyshi Botërorë i Bektashinjve Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj iu drejtua besimtarëve bektashinj me një mesazh.

“Ta duam më shumë njërit tjetrin. Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha Baba Mondi

Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” (nga persishtja) dhe ’Sulltan’, është titull i lartë. Kjo ditë, e ka origjinën që herët. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV.

Dita e Sulltan Nevruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe, i pari i dymbëdhjetë imamëve. Prandaj kjo festë, për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuarën e vitit.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme