Sociale 21 March 2025, 14:58 Nga VNA

Projekti 55 milionë USD i urave, BB: Ndërhyrjet në 15 prej tyre pritet të nisin pas një viti

Ndaje në Whatsapp
Projekti 55 milionë USD i urave, BB: Ndërhyrjet në 15 prej tyre

 

Banka Botërore parashikon që ndërhyrjet me punë civile në të paktën 15 ura që janë pjesë e projektit me vlerë 55 milionë dollarë të fillojnë në harkun e 12-16 muajve të ardhshëm.

Në vlerësimin që ju bë projektit “Ndërtimi I urave të qëndrueshme” saktësohet se kjo pritet të ndodhë në fazën e dytë teksa aktualisht është faza e parë që është në zbatim.

“Faza 1 e MPA-së për Ndërtimin e Urave të Sigurta në Shqipëri është në fazat e hershme të zbatimit, pasi është bërë efektive më 1 dhjetor 2023. Punimet fizike ende nuk kanë filluar. Përgatitja për Fazën 2 do të fillojë sapo të jetë dhënë 50 për qind e punimeve në kontratat për Fazën 1” thuhet në dokument.

I njëjti specifikon se Projekti Ndërtimi i Urave të Sigurta në Shqipëri është në fazat e hershme të zbatimit, ka kapërcyer sfidat fillestare dhe është në rrugën e duhur për të dhënë kontrata për punimet civile për shumicën e 15 urave në kuadër të projektit brenda 12-16 muajve të ardhshëm.

Vlera e projektit të Bankës Botërore është në total 55 milionë dollarë nga ku përfshihen tre komponentë. Të tillë janë infrastruktura e urave me 44 milionë dollarë, ndërtimi i kapaciteteve institucionale me vlerë 7 milionë dollarë dhe menaxhimi i projektit me vlerë 4 milionë dollarë. Pavarësisht se progresi për arritjen e objektivave vlerësohet i kënaqshëm vlerësimi i përgjithshëm i tij është “i kënaqshëm në mënyrë të moderuar”.

Komponenti 1 që ka edhe vlerën më të madhe parashikon rehabilitimin ose rindërtimin e urave dhe kanaleve prioritare në rrjetin rrugor kombëtar për të përmirësuar sigurinë e urës për t’i bërë ballë fatkeqësive të ardhshme natyrore dhe ndryshimeve klimatike. Rehabilitimi përfshin zëvendësimin in-situ (në vend) të pjesëve dhe strukturave të dëmtuara të urave ekzistuese.

Rehabilitimi përfshin gjithashtu përmirësimin ose rinovimin in-situ të urave ekzistuese për të përmbushur kërkesat e reja operacionale, si rritja e kapacitetit rrugor dhe niveleve të trafikut, rritja e sigurisë rrugore dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve në kushtet klimatike (duke rritur kapacitetin e hyrjes dhe rrjedhës) dhe ndaj fatkeqësive natyrore (tërmetet)./ Monitor

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme