Sociale 19 March 2025, 16:27 Nga VNA

Fotografi i Hashim Thaçit: Para prindërve ndihej i vogël

Ndaje në Whatsapp
Fotografi i Hashim Thaçit: Para prindërve ndihej i vogël

Pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, fotografi i këtij të fundit, Astrit Ibrahimi ka publikuar një fotografi të rrallë të ish-presidentit me prindërit e tij. Ibrahimi shkruan se ka kapur foto momente të veçanta të Thaçit që siç tha, ndonëse i madh në historinë e vendit, para prindërve të tij ndjehej gjithmonë i vogël. Fotografinë me prindërit e tij, Ibrahimi thotë se, Thaçi e publikoi si falënderim për prindërit e tij që gjithmonë ishin krenarë me të. Postimi i plotë i Ibrahimit: Keni dëgjuar fjalë të mëdha këto ditë zie, por unê e kam pasë fatin të zë momente te veçanta te Presidentit Thaçi ne fotografi, edhe pse i madh në historinë tonê, ndihej i vogël para prindërve që tash z. Haxhi Thaçi veç se nuk eshte në mesin tonë me. Foto momente shumë te rralla te Presidentit Thaçi duke u ndje i vogël… Baba dhe Nëna e tij natyrshëm e zvogëlonin sa’herë që ata e takonin djalin e tyre që nuk kishte kohë as për ta. Foton ku shihet Hashimi t’u e servuar kafen e rrallë të mëngjesit për prindërit e ti ne Burojë, shumë shpejt vet Hashimi do ta publikon foton e me prindërit e tij krenar qe nuk e patën hiq te lehtë me pas një djalë të tillë si Hashim Thaçin. Hashimi për ta mbetet ai djali qe nuk i koriti kurrë. Ngushëllime Familjes Thaçi!.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme