Sociale 20 March 2025, 18:10 Nga VNA

Raporti Botëror i Lumturisë/ Shqiptarët një nga popujt më të dëshpëruar të Europës

Ndaje në Whatsapp
Raporti Botëror i Lumturisë/ Shqiptarët një nga popujt

Shqipëria është renditur në vendin e 89-të në Indeksin e Lumturisë 2025, duke lënë pas vetëm Turqinë në Europë. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë, vendi ynë penalizohet rëndë nga korrupsioni, mungesa e mbështetjes sociale dhe mungesa e solidaritetit, ndërsa ka një vlerësim më pozitiv për lirinë individuale dhe të ardhurat për frymë.

Në rajon, Kosova është më e lumtura (29), e ndjekur nga Serbia (31), Bosnja (56), Mali i Zi (71) dhe Maqedonia e Veriut (86). Shqipëria mbetet prapa, duke reflektuar një realitet ku shoqëria ndjehet e pashpresë.

Pse shqiptarët janë të palumtur?

Ndër faktorët kryesore renditet e para kultura e korrupsionit, fenomenit që gërryen shoqërinë duek bërë që qeveria dhe shteti të perceptohet si i kapur. Një tjetër kriter në studim është mungesa e mbështetjes sociale (vendi i 111) dhe kjo bën që shqiptarët të ndjehen të vetmuar, me pak besim tek institucionet dhe tek njëri-tjetri. Tipare të tjera të shoqërisë tonë janë mungesa e solidaritetit dhe pasiguria ekonomike, pasi standardi i jetesës mbetet i ulët.

Ndër vendet me cilësi më të mirë të jetesës janë ato nordike si Finlanda, Danimarka dhe Suedia që kryesojnë për shkak të besimit social dhe shtetit të fortë të mirëqenies.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme