Sociale 19 March 2025, 16:35 Nga VNA

Prodhimi në kolaps, përveç ndërtimit, të gjitha në rënie

Ndaje në Whatsapp
Prodhimi në kolaps, përveç ndërtimit, të gjitha

 

Të gjitha aktivitetet prodhuese në vend shënuar rënie të shitjeve, përveç ndërtimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2024. Prodhimi dhe shitjet kanë pësuar rënie në aktivitete kryesore të ekonomisë sipas statistikave afatshkurtra që publikoi sot INSTAT.

Prodhimi vendas po ndeshet me vështirësi prej më shumë se tre vitesh, për shkak të humbjeve që erdhën nga rënia e euros, rritja e kostove të punës dhe rënia e kërkesës nga jashtë.

Industria, shitjet ranë me 14.4%

Indeksi i shitjeve neto në volum në sektorin e industrisë shënoi rënie 14,4% në tremujorin e fundit të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 13,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 6,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Energjia shitjet ranë me 0.8%

Edhe në sektorin e prodhimit të energjisë indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,8% në tetor-nëntor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 13,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 6,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër i indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë, bien shitjet, rriten të punësuarit

Në tremujorin e katërt 2024 indeksi i shitjeve neto në volum në sektorin e trajtimit të mbetjeve dhe furnizimit shënoi rënie 4,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi, shitjet u rritën me 2.8%

Në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e katërt 2024 indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 1,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

 

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme