Sociale 22 March 2025, 22:26 Nga VNA

530 kredi për administratën, denoncon Diaspora: Grep elektoral

Ndaje në Whatsapp
530 kredi për administratën, denoncon Diaspora: Grep elektoral

Me vendim qeverie po jepen 530 kredi me interes 0% për punonjësit e administratës publike. Ky vendim vjen në një vit elektoral, me një afat aplikimi që përkon me periudhën parazgjedhore.

Kjo ngre dyshime mbi motivet e vërteta të qeverisë, duke e bërë të duket më shumë si një strategji për të fituar vota sesa një politikë afatgjatë për strehimin.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë e ka denoncuar këtë nismë e cila edhe sipas ligjit shqiptar ndalon dhënien e incentivave të tilla tre muaj para zgjedhjeve, duke e bërë këtë vendim potencialisht të paligjshëm dhe të rrezikshëm për vetë qeverinë.

Sipas deklaratës deri më tani, sistemi i pikëzimit për përfituesit nuk është i qartë, duke ngritur shqetësime për një mundësi të favorizimit të grupeve të caktuara.

Edhe pse kredia ofrohet me 0% interes, ka kosto shtesë si pagesa fillestare prej 20%, komisione administrative dhe rreziku i kthimit të kredisë në një kredi tregtare nëse përfituesi largohet nga administrata. Kjo mund ta bëjë më të shtrenjtë këtë "ndihmë" sesa duket fillimisht.

Sakaq, me çmimet e larta të banesave, veçanërisht në Tiranë, një kredi e tillë nuk garanton domosdoshmërisht akses të lehtë në blerjen e një shtëpie.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme