Sociale 29 March 2025, 19:57 Nga VNA

Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët

Ndaje në Whatsapp
Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka paralajmëruar shqiptarët. Në një njoftim për mediat në faqen e saj në rrjetin social "Facebook" ka bërë me dije se në rast se shkelin ligjet e SHBA, sidomos vizën studimore, rrezikojnë nga burgosja deri në dëbim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. " Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen"-shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme