Sociale 30 March 2025, 08:07 Nga VNA

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin në

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” për të kryer faljen e Fitër Bajramit, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, theksoi rëndësinë e kësaj dite si një moment uniteti dhe reflektimi. “Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, njeriu matet me atë që ka. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë. Lusim Zotin që ta ketë pranuar agjërimin dhe të na japë forcë për të përballuar sfidat e jetës,” tha ai.

Fitër Bajrami simbolizon fundin e sakrificës së Ramazanit dhe është një ditë gëzimi dhe solidariteti, ku besimtarët shpërndajnë lëmoshë dhe festojnë me familjet e tyre.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme