Sociale 29 March 2025, 20:58 Nga VNA

Fitër Bajrami, myslimanët falin nesër Namazin në sheshin Skënderbej

Ndaje në Whatsapp
Fitër Bajrami, myslimanët falin nesër Namazin në sheshin

 

Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë  do të kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e dielë, në Sheshin Skënderbej, Tiranë.

Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale ceremonia do të nisë në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa namazi do të falet në orën 07:30.

KMSH njofton gjithashtu se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Pasi besimtarët të kryejnë faljen e namazit, festimet vijojnë me drekën e Bajramit e më pas me vizita mes miqve dhe të afërmve.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu uroi përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme