Sociale 9 November 2024, 19:12 Nga VNA

Ministrja Koçiu shkel të drejtat e fëmijëve, cënon mbrojtjen e privatësisë

Ndaje në Whatsapp
Ministrja Koçiu shkel të drejtat e fëmijëve, cënon

Prej kohësh një debat i gjërë ka përfshirë juristë dhe prindër në lidhje me publikimin e fotove apo videove të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale. Madje janë me dhjetëra të rinj që përmes rrëfimeve nga eksperiencat personale u kanë kërkuar deputetëve të Parlamentit Europian krijimin e një legjislacioni që rregullon mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave sensitive kur janë fëmijë, sidomos në rrjetet sociale, pavarësisht konsensusit të prindit. Këta të rinj sot, tregojnë se prindërit e tyre kanë publikuar vazhdimisht foto apo video kur ishin të fëmijë të vegjël. Ata pohojnë se kanë gjetur akoma sot në internet foto apo përmbajtje tejet të sikletshme dhe që nuk do donin të ishin publikuar kurrë. Por çfarë ndodh në Shqipëri? Sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka publikuar një të porsalindur, veçantia e të cilit qëndron tek pesha e tij, 5.1 kg. Ministrja në profilin e saj personal, që nuk dihet nëse është ai profesional, shkruan se: "Arloni është vogëlushi që sot ka ardhur në jetë në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke peshuar plot 5.1 kilogramë ?. Mirë se erdhe në jetë, Arlon ?‍?uroj që rrugëtimi yt të jetë i mbushur me shëndet dhe gëzim!" Ne shpresojmë dhe urojmë që ministrja të ketë marrë leje prindërve për publikimin e kësaj përmbajtje. Por edhe nëse ka konsensusin e prindërve, duhet të respektojë ligjet e këtij shteti dhe të sigurojë privatësinë e fëmijës. VNA kërkon ndjesë për publikmin e videos. Por le të shërbejë kjo video si sensibilizim për prindërit e tjerë që publikime të tilla, gjithsesi duhen konform ligjit. Dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave Fëmijëve si një ndër institucionet "gardiane"për mbrotjen e fëmijëve u kujtojmë të bëjë detyrën për të cilën paguhet nga taksapaguesit shqiptarë dhe të kërkojë zbatimin e ligjit edhe nga qeveritarët e kabinetit. Sepse media e di shumë mirë sa sensitive është Agjencia kur do. Në këtë debat sa ligjor  dhe etikë, por mbi të gjitha duhet parë në kuadër të respektimit të të drejtave të fëmijëve, gjë të cilën Kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë garantojnë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme