Sociale 9 November 2024, 17:03 Nga VNA

35 vite nga rënia e Murit të Berlinit

Ndaje në Whatsapp
35 vite nga rënia e Murit të Berlinit

 

Mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Ministri i Propagandës së DDR Günther Schabowski në një konferencë shtypi të thirrur në orën 18.00 jep lajmin se qytetarët e Berlinit Lindor mund të lëvizin të lirë në drejtim të perëndimit të pajisur me mjet identifikimi. Gjatë konferencës korrespondenti italian i ANSA, Riccardo Ehrman e pyet se kur do jetë e mundur kjo lëvizje. Natyrisht gjithçka ishte parashikuar për ditët në vijim, duke pasur parasysh se duhej të lajmëroheshin ushtarët në pikat kufitare dhe të organizohej e gjithë procedura. Por Schabowski i gjendur në vështirësi dhe duke kërkuar mes letrave ku ishin udhëzimet e Politburit nuk gjen një përgjigje. Kështu del nga një situatë e sikletshme duke thënë: -"Nëse më kanë informuar mirë, kjo gjë është e mundur menjëherë". Kaq mjaftoi që mijëra njerëz të dyndeshin në të gjithë pikat kufitare të qytetit. Tashmë nuk ishte më një ëndërr, "wind of change" po fryente në të gjithë lindjen. Ushtarët në pikat kufitare ishin në pritje të urdhërit për hapjen e trarëve, por një urdhër i tillë ende nuk po vinte. Të gjithë i kishte kapur paniku dhe ekzistonte frika e përdorimit të armëve apo tankeve dhe një gjë e tillë do të sillte pasoja katastrofike. Harald Jäger koloneli i ngarkuar si shef i kontrollit të pasaportave në kufi ishte duke ngrënë një "sandwich" në momentin kur po dëgjonte Schabowskin në konferencën për shtyp. Pikërisht Jäger ishte personi që mori përpipër hapjen e trarëve në Bornholmer Straße, duke thyer urdhërin e eprorëve të tij dhe duke i dhënë fund utopisë së murit. Pas 28 vitesh Berlini nuk ishte më i ndarë. Simboli i "perdes së hekurt" shkërmoqej me mjete nga më të ndryshmet nga vetë berlinezët, si për t'i treguar botës që muret janë gjithmonë të përkohshëm. Brenda 2 viteve, sistemi komunist kapitulloi në gjithë Europën Lindore, duke mbyllur ciklin e tij në një vend të vogël të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri.

Marrë nga Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme