Sociale 8 November 2024, 14:46 Nga VNA

Protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarët qëlluan godinën me sapun

Ndaje në Whatsapp
Protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarët qëlluan

Edhe këtë të premte anëtarë të PD-së dhe PL-së në Këshillin Bashkiak Tiranë si dhe qindra qytetarë protestuan para bashkisë Tiranë.  Eksponentë politikë të PD-së bënë thirrje për dorëheqje të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar atë se është i përfshirë në korrupsion.

Aktori Mehdi Malkaj iu bashkua sërish protestuesve para Bashkisë së Tiranës, kundër aferave korruptive të kryebashkiakut, Erion Veliaj. Që në nisje të fjalës së tij, mesazhin aktori e pati për kryeministrin Edi Rama, që nuk ngurroi ta quante një pervers, teksa iu referua një gjesti të tij rreth një vit më parë në qendër të Tiranës gjatë një aktiviteti me fëmijë të vegjël.

Ndërkaq, eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorian Teliti iu bëri thirrje qytetarëve që t’i thuhet “stop” korrupsionit, vjedhjes, shpopullimit, varfërisë, nëpërkëmbjes së pensionistëve. Në fund të tubimit, protestuesit qëlluan godinën e Bashkisë së Tiranës me sapun.

Prej disa kohësh, opozita proteston përpara Bashkisë së Tiranës, kundër korrupsionit në nivel lokal e qendror.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme