Politika 20 May 2026, 22:13 Nga VNA

Ministria e Jashtme  me gjuhë druri për Baki Goxhajn. Nxjerr nga sirtari të njëjtin njoftim të dy ditëve më parë

Ndaje në Whatsapp
Ministria e Jashtme  me gjuhë druri për Baki Goxhajn. Nxjerr nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sërish për rastin e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, i ndaluar nga autoritetet izraelite gjatë misionit të flotiljes “Sumud”, por pa sjellë asnjë informacion të ri konkret mbi gjendjen e tij.

Në një deklaratë me tone burokratike dhe formulime thuajse identike me ato të dy ditëve më parë, ministria njofton se “vazhdon të ndjekë me vëmendje e përparësi situatën”, ndërsa konfirmon se Goxhaj është transferuar në Izrael.

Sipas njoftimit, ambasada shqiptare në Tel Aviv është në kontakt me autoritetet izraelite dhe “së shpejti” pritet të zhvillojë një takim me Goxhajn për t’i ofruar asistencë konsullore dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri.

Por ndryshe nga reagimet e disa qeverive europiane, të cilat dënuan publikisht ndalimin e aktivistëve dhe mënyrën e trajtimit të tyre nga autoritetet izraelite, diplomacia shqiptare ka zgjedhur deri tani vetëm formulat standarde administrative, pa asnjë qëndrim politik apo moral mbi ngjarjen.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme