Politika 20 May 2026, 19:05 Nga VNA

Bashkëshortja e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj kërkon reagim më të fortë nga shteti shqiptar: “Mësoni sa më parë për gjendjen e tij”

Ndaje në Whatsapp
Bashkëshortja e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj kërkon reagim më

Bashkëshortja e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, Eriselda Balliu, i ka dërguar një tjetër mesazh Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas publikimit të pamjeve të para të aktivistëve të ndaluar nga autoritetet izraelite.

Në emailin e saj, Balliu shprehet e shqetësuar për fatin dhe gjendjen shëndetësore të bashkëshortit, duke theksuar se është informuar se drejt varkës së tyre janë përdorur plumba plastikë.

“Pres që edhe përfaqësues të shtetit shqiptar të jenë më këmbëngulës për të mësuar rreth fatit të Bakiut dhe gjendjes së tij”, shkruan ajo.

Ajo kërkon gjithashtu që Ministria e Jashtme të mbajë një qëndrim zyrtar për atë që e cilëson si “trajtim abuziv dhe poshtërues publik” ndaj aktivistëve të ndaluar.

Në fund të mesazhit, Balliu falënderon ambasadën shqiptare për komunikimin e deritanishëm, por kërkon rritje të presionit diplomatik për të mësuar mbi fatin dhe lirimin e shpejtë të bashkëshortit të saj, Baki Goxhaj.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme