Politika 20 May 2026, 17:48 Nga VNA

Italia, Franca, Irlanda dhe Spanja shpërthejnë kundër Izraelit pas videove të poshtërimit të aktivistëve të flotiljes për Gazën. Shqipëria hesht! 

Ndaje në Whatsapp

dfgdbfgbfgb.webp

Pamjet e aktivistëve të Flotiljes për Gazën të gjunjëzuar në tokë, me duart e lidhura pas shpine dhe të poshtëruar publikisht nga ministri izraelit i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, kanë shkaktuar reagime të forta diplomatike në Europë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi trajtimin e protestuesve, mes tyre edhe shtetas italianë, si “të papranueshëm”, ndërsa qeveria italiane njoftoi se po ndërmerr hapa urgjentë diplomatikë për lirimin e të ndaluarve dhe ka kërkuar zyrtarisht ndjesë nga Izraeli.

Ministria e Jashtme italiane bëri të ditur se do të thërrasë ambasadorin izraelit për sqarime formale mbi incidentin.

Edhe Franca reagoi ashpër, duke thirrur ambasadorin izraelit pas publikimit të videove nga porti i Ashdodit. Parisi kërkoi respektimin e të drejtave të aktivistëve dhe lirimin e shtetasve francezë të ndaluar.

Një nga reagimet më të forta erdhi nga Irlanda. Kryeministri irlandez Micheál Martin dënoi ndërhyrjen izraelite dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të shtetasve irlandezë që ndodheshin në flotilje.

Në mesin e të ndaluarve ndodhet edhe Margaret Connolly, motra e presidentes irlandeze Catherine Connolly. Presidentja deklaroi se ishte “krenare”, por edhe “thellësisht e shqetësuar” për fatin e saj dhe të aktivistëve të tjerë.

Reagim pati edhe nga Spanja, e cila dënoi ndërhyrjen izraelite dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të ndaluar.

Kriza shpërtheu pasi vetë Ben-Gvir publikoi video ku shfaqej duke tallur aktivistët e lidhur dhe të gjunjëzuar në tokë. Në një moment ai dëgjohet duke thënë:
“Mirë se erdhët në Izrael, ne jemi zotët e shtëpisë”.

Pamjet kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kanë thelluar përplasjen diplomatike mes Izraelit dhe disa vendeve europiane.

Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të mos ketë ende asnjë reagim publik politik pas publikimit të videove, edhe pse mes aktivistëve të ndaluar ndodhet edhe shqiptari Baki Goxhaj. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria apo opozita shqiptare pas pamjeve të rënda të publikuara nga porti i Ashdodit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme