Politika 20 May 2026, 12:28 Nga VNA

Rama mbron Ballukun edhe në Estoni: Akuzohet për keqmenaxhim të prokurimeve publike, jo për korrupsion

Ndaje në Whatsapp

jg,,jk.jpg

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median estoneze Postimees, deklaroi se mazhoranca ka vepruar drejt duke mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut. Sipas tij, Prokuroria nuk e akuzon atë për korrupsion, por për keqmenaxhim të prokurimeve publike.

Rama tha se në Shqipëri askush nuk ka imunitet ndaj hetimeve dhe se çdo person, përfshirë edhe kryeministrin, mund të hetohet nga Prokuroria. Ai shtoi se roli i Parlamentit kufizohet vetëm në miratimin ose jo të kufizimit të lirisë së një individi dhe se, në këtë rast, nuk kishte arsye për një masë të tillë.

Në lidhje me Bashkimin Europian, Rama sqaroi deklaratën e tij për anëtarësimin e Shqipërisë pa të drejtë vetoje, duke thënë se qëndrimi i tij lidhet me nevojën për një Europë më funksionale dhe më efikase në vendimmarrje. Ai argumentoi se BE-ja nuk mund të vazhdojë të bllokohet nga vetoja e secilit shtet anëtar, sidomos me zgjerimin e mëtejshëm të unionit.

Gjatë intervistës, Rama veshi edhe kostumin e liderit global, ku foli për marrëdhëniet mes Europës dhe Rusisë, ku kritikoi Bashkimin Europian duke thënë se ka gabuar duke ia lënë SHBA-së rolin kryesor në komunikimin me Moskën. Ai u shpreh se BE-ja duhet të ruajë pozicionin e saj si fuqi globale dhe të mos delegojë rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme