Politika 19 May 2026, 10:27 Nga VNA

Afera e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj “kyç” gojën për gazetarët, që i akuzoi si “fabrikues lajmesh”

Ndaje në Whatsapp
Afera e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj “kyç” gojën

Për herë të parë që pas daljes nga masa e arrestit shtëpiak me vendim të Gjykatës së Lartë, ish-shefja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u paraqit në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-zyrtarja e lartë qëndroi vetëm pak minuta para një agjenti të BKH-së, ku firmosi, sikurse e parashikon ligji.

Në dalje, ish-drejtoresha e AKSHI-t heshti përballë medias, duke mos dhënë asnjë shpjegim, edhe pse gjatë një interviste në Top Channel ngriti pretendime se gazetarët nuk i kishin dhënë mundësinë të fliste, madje i cilësoi edhe si “fabrikues lajmesh”. Në një kohë që rezulton krejt e kundërta, Karçanaj ka refuzuar të flasë për gazetarët e terrenit, me gjasë në pamundësi për t’iu përgjigjur pyetjeve që nuk servireshin prej saj.

Karçanaj dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi, që paracaktonte tenderat në institucion. Sipas SPAK, Agasi dhe miku i tij Ermal Beqiri urdhëronin rrëmbimin e rivalëve, duke i detyruar nën kërcënim të hiqnin dorë nga tenderat.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme