Politika 20 May 2026, 13:41 Nga VNA

A i digjet mandati? KQZ vendos nesër për fatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Ndaje në Whatsapp

kreshnik-hajdari.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet të enjten, më 21 maj 2026, për të vendosur mbi fatin e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Sipas njoftimit zyrtar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë nesër një seancë publike në orën 11:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit administrativ të rezultatit të verifikimit për Hajdarin.

Ky shqyrtim vjen pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka përcjellë zyrtarisht KQZ-së vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila e shpalli fajtor Hajdarin për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Kryebashkiaku socialist u dënua fillimisht me 9 muaj burgim, pasi hetimet e SPAK vërtetuan se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të vitit 1999 nga Gjykata e Janinës në Greqi, për hyrje të paligjshme në territorin grek kur ishte i mitur (17 vjeç). Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 6 muaj burgim.

Çështja u denoncua fillimisht nga rivali i tij politik në zgjedhjet lokale, Lefter Maliqi. Edhe pse më herët KQZ nuk ia ndërpreu mandatin me argumentin se dënimi i vjetër në Greqi nuk ishte pengesë ligjore për të kandiduar, dënimi i ri i formës së prerë nga GJKKO për falsifikim formulari e ka rikthyer çështjen në tryezën e Ilirjan Celibashit, i cili të enjten pritet të japë verdiktin nëse Hajdari do ta humbasë përfundimisht mandatin e kryebashkiakut.

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme