Politika 20 May 2026, 10:11 Nga VNA

Berisha rikthehet te “farsa” e 11 majit të vitit të kaluar, ndërsa PD ende pa një analizë reale të humbjes

Ndaje në Whatsapp

gbbfgbfgb.jpeg

Sali Berisha është rikthyer sërish te zgjedhjet e 11 majit të vitit të kaluar, duke përshëndetur punën e komisioneve të reformës zgjedhore dhe territoriale dhe duke deklaruar se procesi u “damkos” ndërkombëtarisht si zgjedhje në kushtet e “partisë shtet”.

Në deklaratën e tij, Berisha foli për “farsë elektorale”, për raportet e OSBE/ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, ndërsa tha se opozita është e gatshme të zbatojë “një për një” rekomandimet ndërkombëtare për reformën zgjedhore.

“Partia shtet nuk zhvillon zgjedhje, por farsë elektorale”, deklaroi ai.

Por ndërsa lideri demokrat rikthehet sërish te zgjedhjet e vitit të kaluar dhe te nevoja për reforma të reja, Partia Demokratike ende nuk ka zhvilluar një analizë të plotë dhe reale të humbjes së vet politike.

Nuk ka ende një bilanc publik për strategjinë, gabimet, përgjegjësitë apo mënyrën se si opozita humbi përballë mazhorancës. Në vend të një reflektimi të brendshëm politik, narrativa vazhdon të mbetet pothuajse tërësisht te “partia shtet” dhe “farsa elektorale”.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme